Lajme

Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve atje t’i shmangin pikat me prani të shtuar të policisë

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 25 Tetor 2026

Lëvizja studentore në Serbi u ka bërë thirrje qytetarëve të Beogradit që të mos mblidhen pranë lokacioneve ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave pa uniformë.

Thirrja u publikua rreth orës 19:00, përmes një postimi në rrjetin social X.

-Advertisement-

“Deri në fund, të sigurt, të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në mesazhin e lëvizjes studentore.

Ndërkohë, një grup prej disa dhjetëra burrash me kapela është futur në kampin me tenda pranë Presidencës së Serbisë,  ku prej rreth një viti e gjysmë qëndrojnë përkrahës të pushtetit. Grupi paraprakisht ishte mbledhur në sheshin “Nikola Pašić”, në afërsi të kampit. Prani e shtuar e policisë është vërejtur edhe brenda zonës së rrethuar pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit, si dhe në afërsi të Parkut të Pionerëve , ku përkrahësit e pushtetit kanë ngritur kamp që nga marsi i vitit të kaluar.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy