Lajme

Kusari-Lila u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin dhe të votojnë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 25 Tetor 2026

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin në mbështetje të “Koalicionit Shqiptar”.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se sot përmes votës qytetarët shqiptarë duhet të shprehin vullnetin e tyre.

“Sot, është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar. Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”.Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy