Rozë

Zbuloni shifrën marramendëse të bizhuterive të Rita Orës në “Met Gala 2023” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 02 May 2023

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë e pranishme në ngjarjen më të madhe të vitit në industrinë e modës, “Met Gala 2023”.

Të hënën në mbrëmje, ylli i muzikës u shfaq e mahnitshme me një fustan të zi, të kompletuar me një bisht të gjatë teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan në Nju Jork City.

Fustani i zi i tejdukshëm, ishte krijuar i tillë që t’i nxirrte në pah format e saj trupore. Rita, e cila njihet për pamjen e saj të guximshme, bëri që vëmendja e gjithë të pranishmëve të kthehet nga ajo me fustanin e punuar nga Prabal Gurung.

-Advertisement-

Artistja e kompletoi pamjen me bizhuteri të markës “Buccellati” me vlerë 90 mijë dollarë (81 mijë euro), duke përfshirë një manshetë ari, byzylyk me perla dhe vathë, së bashku me zgjatime të gjata diamanti që vareshin nga thonjtë e saj të zbukuruar.

Ndërkohë krah saj ishte edhe bashkëshorti 47-vjeçar, Taika Waititi. Regjisori i njohur dukej mjaft elegant i veshur me një xhaketë të gjatë, të cilën e kishte veshur pa këmishë dhe kombinuar me pantallona të bardha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera