Zbuloni pijen më të mirë për veshkat
Autori: Gazeta inFokus
13:12 | 07 July 2023
Veshkat jo vetëm që largojnë mbetjet nga trupi, por ato gjithashtu balancojnë lëngjet e trupit, lëshojnë hormone që rregullojnë presionin e gjakut, kontrollojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut etj.
Kjo është arsyeja pse kujdesi për trupin tuaj, përfshirë veshkat, është një domosdoshmëri për një shëndet optimal. Kontrolli i ushqimeve dhe pijeve që fusni në trupin tuaj mund të ndikojë në shëndetin e veshkave në disa mënyra.
Disa ushqime dhe pije mund t’i dëmtojnë ato, ndërsa të tjera mund t’i ndihmojnë dhe të zvogëlojnë rrezikun e problemeve që lidhen me to.
Sipas një studimi të ri, të cilit AgroWeb.org i referohet, ekziston një pije mjaft e preferuar që mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit akut të veshkave.
Dështimi apo dëmtimi akut është një episod i papritur që ndodh brenda disa orësh ose disa ditësh. Shkaku lidhet me grumbullimin e mbeturinave në gjak dhe pamundësinë e veshkave për të ruajtur ekuilibrin e duhur të lëngjeve në trup. Nëse nuk trajtohet, mund të preken edhe organe të tjera, si truri, zemra dhe mushkëritë tuaja.
Cila është pija më e mirë për veshkat?
Gjetjet nga studimi treguan se ata që pinin çdo ditë kafe, kishin një rrezik 15% më të ulët që dështimi i veshkave të ndodhte. Në studim u vu re se një person që pinte 2-3 filxhanë kafeje në ditë, kishte një rrezik 22%-23% më të ulët.
Studiuesit morën gjithashtu parasysh karakteristikat demografike, statusin socio-ekonomik, ndikimet e stilit të jetesës dhe faktorët dietik. Megjithatë, ekzistonte një rrezik 15% më i ulët për pjesëmarrësit që konsumonin çfarëdo sasie kafeje kundrejt atyre që nuk konsumonin. Kërkimi u përshtat edhe për ata me sëmundje ose me çrregullime, të cilat mund të luanin një faktor në studim.
Studiuesit vunë re se edhe ata me sëmundje të tjera që pinin kafe kishin një rrezik 11% më të ulët për të pasuar një dështim të veshkave krahasuar me ata që nuk pinin fare.
Sëmundjet apo çrregullimet përfshinin presionin e gjakut, indeksin e masës trupore, diabetin, përdorimin e ilaçeve antihipertensive dhe funksionin e veshkave.
Ekspertët besojnë se arsyeja mund të jenë komponimet biologjikisht aktive të kombinuara me kafeinën, por edhe vetë kafeina, që përmirësojnë perfuzionin dhe përdorimin e oksigjenit brenda veshkave. Sipas tyre, funksioni i mirë i veshkave varet nga një furnizim i qëndrueshëm me gjak dhe oksigjen.
Megjithëse rezultatet duken premtuese, studiuesit thonë se për të përcaktuar të gjitha përfitimet e kafesë për veshkat, veçanërisht në nivelin qelizor, duhet të bëhen më shumë kërkime.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
































