Sport

Zbulohet orari i xhiros së 23-të në Superligë, ky derbi nuk duhet humbur

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 01 March 2021

Xhiroja e 23-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet të premten, shtunën dhe dielën, shkruan Gazeta inFokus.

Sfida hapëse do të jetë ndërmjet Besës dhe Trepçës ’89, që do të luhet të premten nga ora 13:00 në Pejë.

Vëmendja më e madhe e kësaj jave do të jetë në kryeqytet, aty ku Prishtina i bënë konak Llapit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

-Advertisement-

Të shtunën do të zhvillohet edhe dueli ndërmjet Gjilanit dhe Arbërisë.

Ndërkaq të dielën do të luhen përballjet ndërmjet Feronikelt – Dritës dhe Ballkanit – Drenicës.

Më poshtë keni orarin e plotë të xhiros së 23-të në Superligë.

E premte (05.03.2021)

Besa – Trepça ’89 13:00

E shtune (06.03.2021)

Prishtina – Llapi 13:00

Gjilani – Arbëria 13:00

E diel (07.03.2021)

Feronikeli – Drita 13:00

Ballkani – Drenica 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera