Zbulohet ‘lokali i prostitucionit’, arrestohen biznesmenët
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 01 Qershor 2017
Një grup prostitucioni është goditur nga efektivët e policisë së Durrësit. Efektivët kanë arrestuar mëngjesin e sotëm katër persona, mes tyre dy pronarë lokali (një burrë dhe një grua) të cilët punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.
Të arrestuarit
- P.B., 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- S.G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;
- B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.
- P.L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.
Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj, rezulton se P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth të Durrësit, kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2.000- 3.000 lekë (të reja), me klientë të këtij lokali.
“B.S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Materialet për rastin i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
- “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të P.B. dhe S.G., parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;
- “Prostitucion”, në ngarkim të B.S. dhe P.L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.
Operacioni “Bujtina” u finalizua nga efektivët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2-mujor.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































