Zbulohet kë takoi për herë të fundit në Tiranë njeriu më i kërkuar në Poloni
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 27 July 2022
Top Channel ka ndërtuar kronologjinë e asaj çfarë ndodhi 24 orët e fundit në jetën e Andrzej Izdebski, njëri prej tregtarëve më të njohur të armëve me origjinë polake.
Paraditen e të shtunës, 18 qershor 2022, 73-vjeçari polak nën shoqërinë e disa miqve, mes tyre një ish drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së armëve MEICO kanë shkuar për haycking në malin e Dajtit.
Më pas kanë drekuar dhe kanë ardhur në Tiranë. Ish drejtori MEICO e ka telefonuar në mbrëmje për ta pyetur nëse ishte kënaqur. Andrzej Izdebski i ka thënë se ndjente një dhimbje kraharori.
Dy ditë më pas pasditen e 20 qershorit, ai u gjet pa jetë në krevat në një apartament tek pallatet Agimi, si pasojë e një arresti kardiak.
Ai u largua nga Polonia në dhjetor 2020 për t’i shpëtuar një hetimi pasi dështoi të përmbushte kontratat me qeverinë polake në sigurimin e 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Një ish drejtor i MEICO një prej personave që e takoi Izdebskin për herë të fundit i tha Top Channel se Andrzej Izdebski, fillimisht kishte shkuar në Turqi, më pas në Serbi për të mbërritur në Shqipëri në fund të vitit 2021.
Për të plotësuar kushtet e marrjes të një leje qëndrimi të përhershme në vendin tonë Andrzej Izdebski regjistroi një kompani të re biznesi me emrin “‘Trade Invest & More’ sh.p.k.”. Riaktivizoi në QKR edhe kompaninë UNIMESKO, regjistruar në 2011 përmes të cilës kishte blerë armë nga kompania shtetërore shqiptare MEICO për ti çuar në Afrikë.
Liljana Zyla, bashkëshortja e një ushtaraku të rëndësishëm në vitet 2005- 2013 e kontaktuar nga Top Channel hodhi poshtë përfshirjen e saj në tregti armësh me polakun Izdebski.
“Të gjitha aludimet se unë apo bashkëshorti im jemi përfshirë në tregti apo trafik armësh me Andrzej Izdebski përmes kompanisë së tij UNIMESCO janë të pabaza dhe shpifje të cilat do ta marrin përgjigjen në gjykatë. Unë asnjëherë nuk kam qenë ortake e kompanisë UNIMESCO. E vetmja lidhje e imja me Andrzej Izdebski, është se kam qenë aksionere në kompaninë “Wind Sun Water Initiative”, për të zbatuar një projekt në fushën e energjisë së erës, miratuar për t’u zbatuar në Zarë të Sarandës në 2012 e rinovuar si leje paraprake në 2014”, tha zonja Zyla.
Tomasz Koztowski gazetar për gazetën më të madhe polake “Fakt” prej disa ditësh ndodhet në Tiranë për të investiguar, qëndrimin në Shqipëri të 73-vjeçarit Izdebski.
Në një intervistë për Top Channel ai tha: “Është një histori e mbushur plot mistere pasi Andrzej Izdebski ishte një njeri misterioz. Prej shumë vitesh ai e ushtronte aktivitetin e tij mes Polonisë dhe Shqipërisë. Ai ishte tregtar armësh dhe kishte krijuar lidhje të forta me ushtarakë të nivelit të lartë. Ai në Poloni solli respiratorë por ishin të pa certifikuar. Autoritetet polake kërkuan arrestimin e tij por ai ishte larguar nga Polonia. Në Shqipëri ai është ndjerë i sigurt pasi kishte miq. Lexuesit tanë janë shumë të interesuar për këtë ngjarje pasi përbën një skandal shumë të madh në Poloni”. /tch/
Të tjera
-
Aksioni në Veri, vjen reagimi i BQK-së: Kurismorja e postës së Serbisë nuk kishte licencë për të operuar në Kosovë
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë të ditur se banka nga Serbisë “Kursimo...
-
Këngëtarit Sinan Vllasaliu i vjetërsohet lënda, lirohet nga akuza për shmangie nga tatimi
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar nga akuza këngëtarin Sinan Vllasal...
-
Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën: Izraeli tërheq urgjent ambasadorët!
Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njoftuan se kanë vendosur të njohin shtetin e p...
-
Minatorët e “Trepçës” pa paga, Sindikata: Janë paguar vetëm disa kategori e pozita pune
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka njoftuar se janë bërë më shu...
-
Petkoviq i çon Lajçakut letër me plot ankesa e trillime për Policinë e Kosovës
Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i ka shkruar n...
-
Tahiri: Votimi jashtë vendit për qytetarët nga diaspora vazhdon të manipulohet
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se votimi jasht...
-
AAK-ja s’e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka th...
-
Szunyog: BE-ja e gatshme që t’i heq masat bazuar në hapat që ndërmerr Qeveria
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Bashkimi...
-
Monitorues të Kuvendit: Zgjedhjet mund të organizohen
Nëse arrihet që të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje të par...
-
Rama pas takimit me Cameron: Britania e gatshme për financimin dhe ekspertizën për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës
Kryeministri Edi Rama, priti këtë të mërkurë sekretarin e Jashtëm të Britanis...
-
AAK-ja kritikon Qeverinë: S’ka punuar në lehtësim të votimit nga diaspora
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka punu...
-
“Partnerë e lidhje të forta”, Bislimi: Presim ta intensifikojmë bashkëpunimin me Turqinë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me ambasadorin turk në Kosov...