Lajme

Konjufca takon ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite, flasin për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 22 Maj 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Hifzi Ghazi.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimin e përbashkët në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Duke vlerësuar këto marrëdhënie të mira, Konjufca dhe ambasadori Faisal Hifzi Ghazi u pajtuan se ekziston një potencial i konsiderueshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, që duhet të lëvrohet sa më shumë në të ardhmen.

-Advertisement-

Ambasadori Faisal Hifzi Ghazi e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, ku ritheksoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe diskutimin e frytshëm.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy