Sport

Zbulohet arsyeja pse Di Maria u largua nga Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 16 November 2017

Përkthyese i Angel Di Marias ka treguar arsyen pse argjentinasi u largua nga Manchester United pas vetëm një sezoni qëndrimi.

Di Maria kaloi nga Real Madridi te United në gusht të vitit 2014 për një shumë prej 59.7 milionë funte por dështoi t’i përmbushë pritjet, duke shënuar vetëm katër gola në 32 ndeshje në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”, transmeton Express.

Në fund të sezonit 2014/15, Di Maria u votua si blerja më e keqe e United atë sezon dhe pas kësaj u shit menjëherë të klubi francez PSG për një shumë të konsiderueshme.

-Advertisement-

Megjithatë, tani del se ish-anësori i Benficas nuk kishte qenë asnjëherë i lumtur në “Old Trafford”, sipas përkthyesit të tij Debora Gomes, shkruan Esporte Interativo.

“Ai ishte i palumtur në klub. Së pari, sepse nuk mund të komunikonte me askënd. Së dyti, sepse ai kuptoi se klubi i kishte blerë për të shitur fanella të tij jo sepse mendonte se ai ishte lojtar që do t’i sillte trofe”, ka shpjeguar ai më tej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera