Rozë

Zbulohen mesazhet që ia shkruan vjehrra Rina Balajt

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 12 October 2020

Rina Balaj ka publikuar një video ku ka treguar komunikimin me reperin amerikan, Tyga.

Në videon që ka shpërndarë reperja në IsntaStory, përveç komunikimit me reperin amerikan, është vërejtur edhe një gjë tjetër.

Aty shihet se Rina ka qenë duke biseduar me vjehrrën e saj, përkatësisht nënën e reperit Sin Boy, me të cilin reperja nga Istogu është në lidhje.

-Advertisement-

Madje, Rina duket se ka raporte shumë të mira me nënën e të dashurit, pasi ajo po e quan nënë.

“Mama Margarita”, e ka regjistruar Rina numrin e vjehrrës, e cila i ka dërguar disa zemra në Whatsapp.

Rina Balaj dhe Agustin Gega, i njohur për publikun si Sin Boy, janë në lidhje dashurie prej më shumë se një vit.

Reperja në një emision televiziv ka treguar se lidhja e tyre po ecën shumë mirë, dhe se nuk mund të ju hyjë në mes askush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera