Rozë

Zbulohen detajet e reja për fotografinë e Capital T me Adrola Dushin

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 25 July 2020

Capital T ka shuar kureshtjen e fansave.

Reperi Capital T ditë më parë habiti të gjithë me fotografinë që e publikoi në llogarinë e tij në Instagram.

Bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi, me të cilën u shfaq në bregdetin shqiptar dhe dukeshin të afërt me njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Sot, Capo publikoi projektin e ri muzikor të vizualizuar me videoklip dhe pikërisht Adrola është protagoniste e klipit.

Kjo lë të kuptohet se dyshja kanë punuar gjatë asaj periudhe bashkë për videoklipin e ri, por kjo nuk e përjashton mundësinë se ata kanë diçka më shumë se shoqëri.

Edhe në videoklip, Adrola dhe Capital T duken shumë të afërt në të gjitha skenat e klipit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera