Lajme

Zbulohen detaje, ja çfarë vendime ‘të rëndësishme’ do të merren në mbledhjen e qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 26 March 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në orën 16:00 do të mbledhë ministrat e qeverisë Kurti II.

Ndërsa pak minuta para mbledhjes, janë zbuluar detaje se në këtë mbledhje do të merreN disa vendime që do të kthejnë “ligjshmërinë në disa institucione të rëndësishme shtetërore”, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka paralajmëruar shefi ekzekutiv i Intitutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj i cili ka thënë se se ata që e kanë zbatuar ligjin nuk kanë arsye të kenë frikë nga kjo mbledhje.

-Advertisement-

“Në ora 16:00 si duket do te merren disa vendime qe do te kthejnë ligjshmërinë ne disa institucione te rëndësishme ligj zbatuese.

Kur zbatohet ligji dhe procedura, kurrë mos u tut.  Kur shkelet ligji dhe procedura, tutu edhe shume bile”, ka thënë Miftaraj.

Kujtojmë se një njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk cekej arsyeja se pse Kurti do të mbledhë qeverinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera