Rozë

Zarfi i zi për Gjestin, ky është vendimi

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 01 March 2025

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment kyç për lojën e reperit nga Peja, Gjestit, pas shkeljes së rëndë të rregullave gjatë javës.

Prezantuesi Ledion Liço lexoi përmbajtjen e zarfit të zi, që erdhi si ndëshkim për veprimin e tij të paprecedentë – kalimin e murit rrethues të shtëpisë.

Në zarf u kumtua se, si pasojë e thyerjes së rregullave strikte, Gjesti nuk do të mund të fitojë shumën e plotë prej 100 mijë eurosh, nëse shpallet fitues i këtij edicioni.

-Advertisement-

Në vend të kësaj, ai do të marrë vetëm 50 mijë euro, duke humbur kështu gjysmën e çmimit të madh.

Pasi dëgjoi vendimin, reperi u pyet nga produksioni nëse dëshironte të vazhdonte garën. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe e prerë: “Po, sepse nuk e bëj për para, por e bëj për dashurinë e publikut”.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy