Sport

Zanetti me deklaratë emocionale, përmend edhe Tottin, Maldinin, Giggsin e Del Pieron

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 20 October 2017

Javier Zanetti beson se në futbollin modern është vështirë të gjesh lojtarë që gjithë karrierën e kalojnë në një skuadër.

Argjentinasi që pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Inter, ka përgëzuar Tottin, Del Pieron, Giggsin e Maldinin, për besnikërinë që kanë pasur ndaj klubeve të tyre.

“Sot është ndryshe, kohërat kanë ndryshuar”, ka deklaruar fillimisht Zanetti.

-Advertisement-

“Unë shpresoj që të ketë lojtarë që pothuajse gjithë karrierën e kalojnë në një skuadër, sepse ajo është ndjenjë e mrekullueshme”.

“Paolo Maldini, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, Ryan Giggs dhe unë, kemi pasur karrierë të njëjtë, eksperiencë dhe emocionet të jashtëzakonshme, sepse jemi ndjerë pjesë e klubit”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera