Auto&Tech

YouTube ndalon kamerat e fshehta me përmbajtje të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 16 January 2019

Videot të cilat përmbajnë kamera të fshehura të rrezikshme ose emocionalisht shqetësuese janë ndaluar nga platforma youtube.

Ky veprim vjen si përgjigje e të ashtuquajturave “sfida” që ndonjëherë kanë rezultuar me vdekje ose lëndime

Faqja e videove në pronësi të Google tha se materiali i tillë nuk kishte vend në YouTube.

-Advertisement-

Megjithatë, kompania duket se nuk po zbaton rregullat ekzistuese mbi përmbajtjen e dëmshme.

Një raport i Buzzfeed tregon se si imazhet ende figurojnë në faqen e internetit – pavarësisht premtimit në prillin e kaluar për të hequr materialin, transmeton KosovaPress.

Disa nga videot kanë tërhequr miliona shikime. YouTube tha se “vepron për të zbatuar në mënyrë agresive politikat tona monetare për të eliminuar nxitjen e këtij abuzimi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera