Lajme

Ymeri publikon postimet e zyrtarëve të VV’së në të cilat e kishin quajtur tradhtar pse kishte respektuar himnin

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 17 February 2020

Visar Ymeri, Anëtari i PSD’së, ka publikuar postimet e anëtarëve të Vetëvendosjes në të cilat ata e  kritikonin Ymerin që kishte respektuar himnin e Republikës së Kosovës kur kishte dalë nga kjo parti.

Në atë kohë VV-ja njihej si kundërshtare e simboleve të Kosovës dhe nuk i pranonte ato.

“Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

“Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?”/Gazeta inFokus/

Ky është postimi i plotë i tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera