Lajme

Ymeri i reagon Rizvanollit për shitjen e thëngjillit: Marrëveshje politike dhe humbje për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 18 August 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas publikimit të një videoje lidhur me marrëveshjen për shitjen e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut.

Ymeri e ka cilësuar këtë marrëveshje si politike dhe të dëmshme për Kosovën, duke kritikuar njëkohësisht gjendjen në sektorin energjetik.

“Ministrja nuk ka nevojë ta afrojë kamerën për ta shpjeguar fiaskon e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut për shitjen e thëngjillit. Marrëveshje puro politike, me negociata, me një shumë që, kur krahasohet me shkallën e varfërisë energjetike, është humbje”, ka deklaruar Ymeri.

-Advertisement-

Deputetja e LDK-së ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria edhe për ndërprerjet e energjisë elektrike, duke përmendur faktin se gjatë ditës pa rrymë ka mbetur edhe qendra e Prishtinës.

“Tregoni pak përgjegjësi, sepse as qendra e kryeqytetit sot nuk ka pasur rrymë. Edhe për çfarë, kur dy blloqe janë në punë dhe brenda një muaji humbëm dy punëtorë në KEK?”, ka shkruar ajo.

Në fund, Ymeri e ka akuzuar Qeverinë se po merret me arsyetimin e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, në vend që të punojë.

“E dimë që dini të lexoni çfarë bën Kurti, por si Qeveri jeni zgjedhur për të punuar”, ka përfunduar Ymeri.

Reagimi i saj erdhi pasi ministrja Rizvanolli publikoi një video, në të cilën mbrojti marrëveshjen për eksportimin e thëngjillit.

“Për disa nuk ishte problem kur thëngjilli i Kosovës shitej për 8 euro për ton, përkatësisht 3.78 euro pa tantiemë dhe TVSh, ndërsa nga stërshitja e tij në Maqedoni përfitonin individë dhe kompani”, ka deklaruar Rizvanolli.

Sipas ministres, KEK-u tani po përfiton më shumë nga shitja e thëngjillit.

“Mirëpo, tash që nuk po fitojnë ata, por po fiton KEK-u duke e shitur gati gjashtëfish më shumë, për 21.4 euro për ton pa tantiemë dhe TVSh, eksporti na bëhet problem e ‘skandal’”, ka thënë Rizvanolli.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy