Sport

Ylli tjetër i Realit akuzohet për evazion fiskal

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 04 October 2017

Vazhdojnë akuzat për evazion fiskal ndaj lojtarëve të Real Madridit

Mbrojtësi brazilian, Marcelo është lojtari i radhës i Real Madridit që do hetohet për mospagim taksash, të cilit i janë bllokuar llogaritë, nga të njëjtët prokurorë që po hetojnë edhe Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetës katalonase, “Mundo Deportivo”, Agjencia Spanjolle e Taksave AEAT ka përpiluar dosjen dhe është radha e prokurorëve të vendosin nëse Marcelo do përballet me ligjin apo jo.

-Advertisement-

Ylli Brazilian ka deklaruar në vitin 2013 se ka paguar 350,000 funte të drejta imazhi, të kaluara nëpërmjet një skeme, duke paguar më pak taksa se sa i takojnë.

AEAT deklaron se Marselo, nëpërmjet kësaj skeme, ka kryer evazion fiskal dhe duhet të paguante më shumë taksa.

29-vjeçari ka mohuar gjithçka dhe thotë që është në rregull me ligjin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera