Sport

Ylli i Shkëndijës i bashkohet Besnik Hasit në Arabi

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 17 August 2018

Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani do të vijojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, pasi ka nënshkruar në skuadrën e Al Raed.

Hasani apo “Buba” siç e thërrasin të gjithë, do të bashkohet aty me Besnik Hasin, që është emëruar trajner i skuadrës arabe këtë verë. Të dy shqiptarët kanë pozuar edhe bashkë, menjëherë sapo është hedhur firma mbi kontratë e futbollistit nga Tetova.

Ferhan Hasani mbylli sezonin e kaluar te Shkëndija e Tetovës, ku edhe fitoi gjithçka ndërsa më pas u largua si lojtar i lirë. Në drejtim të tij erdhën një sërë ofertash, përfshi nga klube greke, qipriote, izraelite, por edhe shqiptare.

-Advertisement-

Gjithsesi në fund ishte skuadra e Al Raedit, që arriti të kënaqë pretendimet financiare të Bubës dhe ta marrë në Arabinë Saudite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera