Ylli ndërkombëtar vdes në moshën 76-vjeçare
Autori: Gazeta inFokus
18:06 | 16 July 2023
Ylli ndërkombëtar, Jane Birkin, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në shtëpinë e saj në Paris, raportojnë mediat franceze.
Jane njihet për karrierën e saj dhe lidhjen romantike dhe sentimentale me Serge Gaisnbourg. Në vitet ’60 dhe ’70, Jane ka qenë ikonë shumë e famshme mode.
Birkin ka lindur në Londër, por u bë e famshme për këngët e saj në frengjisht, pasi shkoi në Francë në vitet ’70. Ajo u njoh masivisht falë bashkëpunimit të saj me Serge, në këngën “Je t’aime…moi non plus”. Kënga u regjistrua në vitin 1968, pasi ata u njohën në filmin “Slogan”. Për shkak të përmbajtjes seksuale, kënga u ndalua në radiot e shumë vendeve, sidomos nga Vatikani, por mbërriti në publikun e huaj.

Birkin dhe Gaisbourg patën një marrëdhënie 12-vjeçare dhe pas ndarjes, ata mbetën miq. Serge, i cili ishte 18 vjet më i madhe se Jane, sërish shkroi shumë këngë për të gjatë viteve. Lidhja e tyre shpesh është konsideruar si toksike dhe në disa fragmente, edhe e dhunshme. Për këtë, Jane shkroi edhe në ditarin e saj, ku tregoi edhe sfidat me varësinë e Serge ndaj alkoolit.
Ata kanë dhe një vajzë, Charlotte, e cila është aktore dhe këngëtare e njohur.
Para se të zhvendosej në France, Birkin ishte e martuar me kompozitorin britanik, John Barry. Së bashku, kishin një vajzë, Kate Berry, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare.
Birkin ka edhe një vajzë të tretë, modelen dhe muzikanten Lou Doillon, nga marrëdhënia me Jacques Doillon.
Jane njihet edhe për rolin e saj në filmin “Evil Under the Sun”.

T� tjera
-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria
Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Briga...
-
Iu ndal fjala në Kuvend – Rrahmani i përgjigjet Kurtit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, në emisionin “DPT t...
-
Hamza për buxhetin: Nuk garanton as mirëmbajtjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar projektb...
-
“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Ambasada e Zvicrës: Marrëveshja me EFTA-n sjell mundësi të reja për bizneset kosovare
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes E...
-
Buxheti i vitit të ardhshëm, Murati: Fokusi te mbështetja e kategorive jashtë tregut të punës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për projektbuxhetin e vitit të...
-
Kosova me nismë të re për ndryshimin e Ligjit për Specialen, pas kritikave nga ndërkombëtarët
Kosova do të ndërmarrë një nismë të re për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e S...
-
“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se...
-
Për Ligj të ri për Specialen procedurat nisin nga zero, Cakolli: Nëse deri të hënën s’rrëzohet veto e Presidentes, ai që u votua s’vlen asgjë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shpjeguar procedura...
-
Përfundon dita e dytë e vizitës së Krasniqit te familja, e kthejnë në EULEX
Jakup Krasniqi ka qëndruar edhe sot në Kosovë, ku ka vizituar familjen e tij ...
-
Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, arrestohen 8 persona
Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të l...
-
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar projektbuxhetin për vitin 20...



































