Sport

Ylli i Liverpoolit: Po me dhemb çdo pjesë e trupit, por po luaj për skuadrën

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 30 September 2017

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka thënë se po luan që disa ndeshje me lëndime të mëdha. Ylli kroat ka deklaruar se po përdorë pilula për të eliminuar dhimbjet por se dëshira për të luajtur nuk po e lë atë për të eliminuar dhimbjet.

“Kam probleme të mëdha në javët e fundit. Më dhemb tërë trupi, kam probleme me shpinë, kam probleme në thembër, kam telashe muskulare, por nuk po ndalem. Pjesa e majtë e trupit më shkakton një dhimbje të madhe.

Para çdo loje po përdorë pilula për të eliminuar dhimbjet. Madje para dy lojëve i kam marrë pesë pilula vetëm për të qenë në fushë. Kam dëshirë të madhe për të luajtur me Liverpoolin” ka thënë Lovren./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera