Sport

Ylli i PSG-së konfirmon shkarkimin e Thomas Tuchelit

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 24 December 2020

Paris Saint Germaini akoma nuk e ka zyrtarizuar shkarkimin e Thomas Tuchelit nga posti i trajnerit, pavarësisht lajmeve të shumta që vijnë nga Franca, ku thonë se tekniku gjerman është larguar nga ekipi parisien, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë duket se aventura e Tuchelit me PSG-në ka marrë fund, pasi ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, përmes një postimi në instastory në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka konfirmuar shkarkimin e gjermanit.

Sulmuesi francez ka thënë fjalë të mëdha për Tuchelin dhe e falënderuar atë për punën e bërë.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht është ligji i futbollit, por askush nuk do të harrojë këtu. Ti ke shkruajtur një pjesë fantastike të historisë së klubit dhe unë të them faleminderit trajner”, ka shkruar Mbappe.

Thomas Tuchel kishte prishur raporte me drejtorin Leonardo dhe humbja në finalen e Ligës së Kampionëve nga Bayern Muncheni ka qenë një nga shkaktarët që gjermani të largohet nga Parisi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera