Ylli i Kosovës tregon zgjidhjen për pagat e lojtarëve
Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 08 April 2020
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala zbuloi për emisionin “Fan Zone” të “Supersport” se shteti norvegjez paguan 75% të pagës lojtarëve, ndërsa 25% ua garanton klubi.
Nga ana tjetër, mesfushori i skuadrës norvegjeze Valereng shtoi qeveria në Norvegji nuk lejon të stërviten më shumë se 5 lojtarë së bashku. Për sa i përket ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, e cila ishte planifikuar në 26 mars për t’u luajtur, Shala shtoi se ishte përgatitur maksimalisht për këtë takim, megjithatë pavarësisht ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike prej koronavirusit, Kosova ka mundësinë të kualifikohet në raundin tjetër.
“Kriza financiare në Norvegji pas ndërprerjes së futbollit – Po mundohemi ta kalojmë këtë situatë. Për momentin, punojmë pesë vetë në një anë të fushës, pesë në anën tjetër. Është e mërzitshme, por mundohemi të jemi pozitive dhe të shpresojmë të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Krejt klubet në Norvegji kanë probleme financiare. Të shtunën do të niste sezoni dhe kanë humbur para këtë periudhë. Kanë liruar disa lojtarë. Edhe klubi ne na ka liruar dhe na jep 25% të rrogës. 75% na i jep qeveria. Të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Problemi është se të gjitha klubet janë të mbyllura. Mund ta prishim kontratën, nëse nuk të jep 50% të kontratës. Për momentin nuk po e mendoj largimin. Ministria nuk lejon të stërvitemi më shumë se pesë vetë. Liga është shtyre deri me 15 qershor dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë. Duhet edhe t’i ndihmojmë klubet, nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk ka tifozë, sponsoret nuk paguajnë, as reklama nuk ka. Është e vështirë edhe për klubet. Në disa klube japin 20%, në disa 30%.
Ndeshja me Maqedoninë e Veriut – Ka qenë shumë e vështirë. Isha përgatitur prej dhjetorit për atë ndeshje që të isha në formë fizike. E patëm mbyllur kampionatin herët. Le të jemi pozitivë dhe të mendojmë për të ardhmen. Sigurisht mendojmë se mund të kualifikohemi”, u shpreh Herolind Shala.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...