Lajme

Ylli Bajraktari i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, paralajmëron vizitën e 60 liderëve të rinj

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 14 Tetor 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Ylli Bajraktari, president i organizatës Special Competitive Studies Project (SCSP), me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Në letrën e tij, Bajraktari ka shprehur përgëzimet për Presidenten Shiroka Pula, duke ritheksuar përkushtimin e SCSP-së për të mbështetur Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike, avancimin e potencialit të të rinjve dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin global të inovacionit.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka mundësi të rëndësishme për të përfituar nga zhvillimi i inteligjencës artificiale, falë potencialit të të rinjve, ekosistemit në rritje të teknologjisë dhe ndërmarrjeve inovative që kanë dëshmuar aftësinë për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare.

-Advertisement-

Sipas Bajraktarit, zhvillimi i inteligjencës artificiale po ndryshon ekuilibrat ekonomikë, teknologjikë dhe gjeopolitikë në nivel global, duke krijuar mundësi të reja edhe për shtetet e vogla që arrijnë të shfrytëzojnë talentin dhe të investojnë në inovacion.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Kosova ka talentin, energjinë sipërmarrëse dhe lidhjet ndërkombëtare të nevojshme për ta shndërruar potencialin e saj në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, siguri kombëtare dhe ndikim ndërkombëtar.

Bajraktari ka bërë të ditur gjithashtu se SCSP-ja planifikon të sjellë në Kosovë, muajin e ardhshëm, një delegacion prej rreth 60 liderësh të rinj nga vende të ndryshme të botës, të cilët pritet të takohen me Presidenten Shiroka Pula.

Ai ka shprehur bindjen se kjo vizitë do të krijojë mundësi për t’ua prezantuar liderëve të rinj globalë kapacitetet, talentin dhe potencialin e Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy