Yll Rugova ende drejtor i Shpend Ahmetit
Autori: Agnesa Çitaku
10:15 | 22 November 2018
U deklarua se do të largohet bashkë me dy bashkëpartiakët e tij.
E pas disa ditësh ndryshoi qëndrimin duke thënë se vendimin për largim apo jo do të merret në Vetëvendosje.
Por duke që përfundimisht, drejtori i drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka vendosur të mos e lëshoi karrigen e drejtorit.
Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar se Rugova është duke vazhduar punën normalisht.
“Momentalisht nuk ka asnjë të re, nëse edhe ai do të jap dorëheqje do ta bëj publike”, ka thënë ajo.
Ndërsa Yll Rugova nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës edhe pas disa tentimeve nga Gazeta inFokus për të marrë një prononcim lidhur me këtë çështje
Ndryshe në fillim të këtij muaji saktësisht më 7 nëntor, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një emisioni televiziv ka bërë të ditur shkarkimin e dy drejtorëve të Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës.
Ky vendim vleu për drejtorin e drejtorisë së shëndetësisë, Arben Vitinë dhe drejtoreshën e drejtorisë së Kadastrit, Nora Kelmendin por jo edhe drejtorin tjetër të VV-së, Yll Rugovën.
E të nesërmen në një konferencë për medie dolën dy drejtorët e shkarkuar bashkë me Rugovën i cili bërë të ditur se mos largimi i tij është tentim për të shkaktuar përçarje brenda VV-së ndërsa ai do të largohet vet.
“Ky largim si për dy drejtorët e tjerë vlen edhe për mua njësoj, unë jam tashmë i larguar”, ka thënë Rugova.
Por disa ditë më vone ai ndryshoi qëndrimin. Rugova deklaroi se për largimin apo jo të tij do të mirret vendim brenda Vetëvendosjes./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























