Sport

Yakin kujton kohën kur e mori Kryeziun në ekipin e parë

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 May 2017

Hekuran Kryeziu sot është njëri nga futbollistët më të mirë që ka Luzerni dhe elita e futbollit zviceran.

Por kosovari i falënderohet gjithnjë trajnerit të tij të parë, Murat Yakin i cili e mori nga skuadra e të rinjve.

Ka qenë Yakin ai i cili në një intervistë për mediat zvicerane e ka kujtuar kohën kur i dha rast Kryeziut të debutoi në elitën e futbollit zviceran.

-Advertisement-

Në pyetjen se çka mban në mendje nga koha e Luzernit, Yakin ka kujtuar Kryeziun.

“E mbaj mend Kryeziun, një djalë i ri i cili ishte vetëm 18 vjeç dhe debutoi me Luzernin”.

“Ai tani është ndër mesfushorët më të mirë në kampionat dhe që do të shitet për shumë miliona”, deklaroi Yakin.

Yakin ishte pjesë e Luzernit në vitin 2011, ku edhe debutoi Kryeziu në moshën 18-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera