Fokus

Xhiruesi i masakrës së Izbicës rrëfen tmerrin që pa me sy në 147 viktimat e gjenocidit serb

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 28 March 2023

Sot janë bërë 24 vite prej kur në fshatin Izbicë të Skenderajt, ushtria paramilitare serbe, pushkatoi 147 civilë, duke u shndërruar kështu në njërën prej masakrave më të mëdha të luftës.

Në një intervistë ekskluzive për Infokus, xhiruesi i masakrës së Izbicës, Sefedin Thaçi rrëfen tmerrin që pa me sy në Izbicë të kryer nga gjenocidi serb.

Thaçi tregon se si xhiroi për 70 minuta gjithçka çfarë kishte ndodhur në Izbicë, kufoma të shtrira gjithandej, djepa fëmijësh, shtëpi e vetura të djegura.

-Advertisement-

Për herë të parë ai rrëfen se si arriti ti shpëtojë luftës ky xhirim e të dërgohet në bazën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri, për tu publikuar më pas edhe në mediat ndërkombëtare.

Si ndikoi ky xhirim që masakra e Izbicës të njihet ndërkombëtarëshisht, çfarë i ndodhi atij pasi ky xhirim u publikua?

Sefedini rrëfen tmerrin që pa me sy, pamje këto që i mbetën në kujtesë edhe sot e kësaj dite.

Si u mundua Serbia që të largonte kufomat nga aty dhe të propagandonte sikur masakra e Izbicës nuk kishte ndodhur?

Këto dhe shumë të tjera mund ti ndiqni sonte në të gjitha faqet zyrtare të Gazetës Infokus me fillim nga ora 20:00./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera