Sport

Xherdan Shaqiri vjen me një reagim pasi Zvicra u kualifikua në 1/8 e finales në ‘Euro 2020’

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 21 June 2021

Xherdan Shaqiri ka reaguar pasi kombëtarja e Zvicrës është kualifikuar në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Zviceranët kanë kaluar në fazën e eliminimit direkt nga vendi i tretë i Grupit A me 4 pikë, pasi Ukraina dhe Finlanda përfunduan të treta me nga 3 pikë.

“1/8 ne po vijmë” ka shkruar Shaqiri në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Mesfushori me prejardhje shqiptare e ndihmoi kombëtaren ‘helvetike’ me dy supergolat e realizuar në fitoren 3-1 ndaj Turqisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera