Sport

Xherdan Shaqiri nuk luan, tifozët janë të inatosur me trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 02 December 2021

Situata është alarmante në ekipin e Lyonit, pas humbjes mbrëmë si vendas me rezultat 2:1 nga Reims-i.

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, çuditërisht në bankë dhe është ndeshja e tretë që fare nuk futet në lojë.

Shaqiri nuk u paraqit as me 20 nëntor ndaj Rennes-it vendas as ndaj Montpellierit vendas (me 28 nëntor) dhe as mbrëmë.

-Advertisement-

“Xherdan Shaqiri nuk luan, tifozët janë të inatosur me trajnerin Bosz”, është titulli i medias “4-4-2.com”.

“Xherdan Shaqiri ishte një nga transferimet më të mira te Olympique Lyon këtë verë dhe ngjalli shumë shpresa.

Arritjet e tija deri më tani nuk kanë qenë të jashtëzakonshme.

Tifozët e Lyonit nuk janë dakord me trajnerin holandez: Shaqiri rri në stol për 90 minuta në humbjen 1:2 në shtëpi kundër Reims-it.

Titullar ishte së fundi vetëm në ndeshjen kundër Marseilles, e cila u anulua për shkak të hedhjes së shisheve nga ana e shikuesve”, shkruan mes të tjera.

Tifozët disa herë kritikojnë trajnerin Bosz. Ndonjëherë holandezi përmendet si “i paditur”.

Presioni ndaj tij po rritet për shkak të rezultateve të dobëta në Ligue 1.

“Lyon humb në fushë të veten, Shaqiri ngroh pankinën.Lyon u përkul në fushë kundër Reims-it”, shkruan “news.in-24”.

Është shqetësuese që Shaqiri lihet në fushë nga ana e trajnerit. Pas 16-të jave në Francë, Lyoni zë vendin e dhjetë me 22 pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera