Lajme

Xhelal Sveçla refuzon të flas për orën policore serbe në veri

Autori: Halil Berisha 09:20 | 23 March 2020

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, vendosi që nga e diela të Serbi të aplikohet ora policore prej orës 17:00 e deri në 5 të mëngjesit.

E kjo masë u tha që do të respektohej edhe në Kosovë, në pjesë veriore të saj, ku dominon komuniteti serb, shkruan gazeta inFokus.

Aty, thuhet që shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka marrë vendim pro propozimit të Presidentit serb, e që do të vlejë në komunat veriore, Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok e Mitrovicë e Veriut.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, gjatë të dielës ka tentuar që të marrë një prononcim për këtë çështje nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ta pyes se si do të veproj shteti i Kosovës në një rast të tillë.

Mirëpo, Sveçla që nuk e hapi telefonin, kërkoi që t’i shkruhej me mesazh pasi ishte i zënë.

Gazeta inFokus, i dërgoi edhe mesazh, ku e pyeti për këtë çështje, mirëpo pastaj nuk mori përgjigje nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme.

Megjithatë, për orë policore jo, por për masat serbe, ditë më parë Gazeta inFokus, pati biseduar me Besim Hotin, zëvendëskomandantin e Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, i cili pati thënë që qytetarët me vullnet të tyre mund të mos dalin në kohë të caktuara, por që urdhërat merren nga zingjiri komandues në Prishtinë e jo në Beograd./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera