Sport

Xhaka zë vendin e dytë në botë në garën për futbollistët me më së shumti impakt këtë sezon

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 May 2024

Granit Xhaka ka zënë pozitën e dytë në listën e gjatë të futbollistëve që kanë pasur më së shumti ndikim gjatë këtij sezoni.

Postimi Javor i 464-të i Observatorit të Futbollit CIES prezanton futbollistët, paraqitjet e të cilëve kanë pasur ndikimin më të madh gjatë sezonit 2023/24 në 54 liga në mbarë botën.

Rezultati i ndikimit u llogarit duke marrë parasysh paraqitjet e lojtarëve në gjashtë fusha të lojës, minutat e ligës vendase dhe rezultatet.

-Advertisement-

Vlera më e lartë për çdo pozicion është shënuar për mesfushorin spanjoll të Manchester City, Rodri.

Mesfushori Granit Xhaka zë vendin e dytë. Ai ishte kyç në sezonin historik të Bayer Leverkusen, që e fituan titullin e kampionit për herë të parë në histori dhe janë në finale të Ligës së Evropës dhe Kupën e Gjermanisë.

Për pozicionet e tjera, rezultatet më të larta të impaktit ishin për portugezin Rúben Dias në mesin e qendërmbrojtësve, shokun e tij të skuadrës Kyle Walker midis mbrojtësve të krahut, gjermanin Florian Wirtz midis mesfushorëve sulmues, Bukayo Saka të Anglisë midis anësorëve, si dhe Lautaro Martínez të Argjentinës midis qendërsulmuesve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera