Sport

Xhaka: “Shqiptarët festojnë për suksesin tonë dhe të Zvicrës”

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 07 September 2018

Ylli i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka, ka thënë se të gjithë shqiptarët festojnë për suksesin e lojtarëve shqiptarë të Zvicrës.

Granit Xhaka thekson se pjesë e shoqërisë multikulturore është edhe Zvicra dhe se pavarësisht se në të ardhmen nuk do ta bëj gjestin e shqiponjës dykrenore, ai është i “vetëdijshëm sesa mijëra shqiptarë qëndrojnë përpara televizorit dhe festojnë sinqerisht mbi çdo sukses tonin”.

Këtë deklaratë, Xhaka e dha në një intervistë për “Luzerner Zeitung”, pak ditë pas konferencës së pazakontë ku deklaroi se “do të ishte budallallëk nëse sërish feston me shqiponjë”.

-Advertisement-

“Ne kishim bisedime interne me të gjithë lojtarët dhe trajnerin. Më pas vendosëm që: pavarësisht kush kritikohet, ne jemi së bashku, të unifikuar dhe askush nuk mund të na rrëzojë”, ka thënë Xhaka për konferencën e pazakontë.

Në lidhje me gjestin e shqiponjës dykrenore, lojtari shqiptar tha se “i gjithë ekipi ishte i habitur me intensitetin e diskutimit dhe pasojat pas KB. Nëse bëhet fjalë që kjo erdhi më shumë nga diskualifikimi zhgënjyes prej Suedisë ose prej gjestit me shqiponjë, këtë nuk e di”.

Xhaka ka folur edhe për përjashtimin e çuditshëm të Valon Behramit nga përfaqësuesja.

“Ai më telefonoi mua dhe të gjithë u habitëm. Valoni ishte një pasqyrë gjigante për mua. Ai na ndihmonte ne të rinjve në kombëtare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera