Sport

Xhaka paralajmëron bashkëlojtarët e tij pas fitores ndaj West Hamit

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 16 December 2021

Me fitoren ndaj West Ham United, Arsenali ka shkuar në kuotën e 29 pikëve dhe janë pozicionuar në vendin e katërt në tabelë që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, por mesfushori Granit Xhaka u ka kërkuar lojtarëve që të jenë më të mirë në ndeshjet si mysafir nëse dëshirojnë të përfundojnë ndër katër të parët në këtë edicion të Premier Ligës.

Granit Xhaka ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij në Arsenal se duhet të jenë më larg shtëpisë nëse shpresojnë të sigurojnë një vend në top katërshen e Premier League.

Gunners realizuan një nga paraqitjet e tyre më të arrira të sezonit deri më tani mbrëmë, duke lënë mënjanë West Hamin në “Emirates” falë golave në pjesën e dytë të Gabriel Martinelli dhe Emile Smith Roëe.

-Advertisement-

Në ndeshjen e radhës, Arsenali përballet me Leeds United që ndodhet në pjesën fundore të tabelës dhe së fundi pësoi disfatë të thellë me rezultat 7-0 nga Manchester City.

“Ne po dukemi shumë më mirë në shtëpi, por nëse dëshiron të jesh në top katërshe, duhet të fitosh dhe gjithashtu duhet të marrësh pikët jashtë shtëpisë”, tha Xhaka për “Stadium Astro”.

“Shpresojmë se kjo mund të fillojë të ndodhë të shtunën kundër Leeds. Por po, ne duhet të përmirësohemi në ndeshjet në udhëtim, duhet të jemi më të zgjuar, më të fortë. Nuk mund të luajmë çdo herë të njëjtën lojë në shtëpi dhe jashtë saj. Duhet të jemi më të zgjuar dhe të fillojmë nga lojtarët me përvojë e deri te të rinjtë”, tha më tutje Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës është njëri nga kandidatët kryesor për të marr shiritin e kapitenit pasi Aubameyang e ka dorëzuar atë pas disa problemeve disiplinore në skuadër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera