Lajme

Xhaferin uron ditën ndërkombëtare të komunitet vlleh

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 23 May 2017

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka uruar komunitetin vlleh në ditën ndërkombëtare të tyre.

Xhaferi tha se ky komunitete kontribuon në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Xhaferit bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Pjesëtarë të nderuar të komunitetit vlleh,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, t’ua uroj 23 Majin – Ditën kombëtare të vllehve.

Me këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e bashkësisë vllahe, shënohet edhe angazhimi i paraardhësve tuaj për njohjen e popullit vlleh si popull i veçantë dhe kontributi në drejtim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës vllahe.

Bashkësia vllahe është bashkësi e njohur kushtetuese e cila kontribuon në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë dhe e cila paraqet hallkë të rëndësishme nga e kaluara, nga e sotmja dhe ardhmëria e shtetit tonë.

Me respekt,

KRYETARI I
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË
MAQEDONISË

Talat Xhaferi”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera