Xhafer Gashi jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK pas mosvotimit të Ligjit për Specialen
Autori: Gazeta inFokus
19:13 | 05 October 2026
Xhafer Gashi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas mosvotimit nga LDK-ja të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gashi, i cili deri më tani drejtonte Degën e LDK-së në Obiliq, ka bërë të ditur se largohet nga pozitat e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, anëtarit të Kryesisë dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq.
Në njoftimin e tij me titull “Atdheu përpara vetes”, Gashi ka thënë se mosvotimi i këtij ligji ka shkaktuar indinjatë të thellë te anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq dhe te grupi i asamblistëve të kësaj partie.
“Mosvotimi nga LDK-ja i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka shkaktuar indinjatë të thellë tek anëtarësia e Degës së LDK-së në Obiliq, përfshirë grupin tonë të asambleistëve. Këtë dhimbje dhe indinjatë e ndaj edhe unë. Si kryetar i Degës, e ndiej për detyrë t’i përgjigjem me qëndrim të qartë dhe me përgjegjësi personale”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka rikujtuar edhe veprimtarinë e tij para dhe gjatë luftës, duke përmendur bashkëpunimin me ministrin e Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, si dhe angazhimin në Komandën e Përparuar, Grupin Operativ III dhe Brigadën 138 “Agim Ramadani”.
Gashi ka theksuar se, për të, mbrojtja e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe kërkesa për drejtësi tejkalojnë interesat dhe kufijtë partiakë.
Sipas tij, përgjegjësia për veprimet gjatë luftës duhet të jetë individuale dhe të përcaktohet mbi bazën e provave dhe përmes një procesi të paanshëm. Ai ka ngritur kritika ndaj procesit në Dhomat e Specializuara, duke thënë se ndaj tij janë ngritur “dyshime të bazuara se është një proces politik, i drejtuar tërësisht kundër UÇK-së dhe vlerave që ajo përfaqëson”.
Gashi ka thënë se nuk mund të vazhdojë t’i mbajë pozitat në LDK kur qëndrimi i partisë për këtë çështje, sipas tij, bie ndesh me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që ndien ndaj qytetarëve.
“Sot duhet ta vendosim atdheun përpara vetes dhe interesave të ngushta partiake. Nuk mund t’i mbaj pozitat e mia në parti kur qëndrimi i saj për këtë çështje bie ndesh me ndërgjegjen time dhe me përgjegjësinë që ndiej ndaj njerëzve që përfaqësoj. Heshtja ime do të rëndonte më shumë se largimi”, ka shkruar ai.
Gashi ka bërë të ditur se vendimi është personal dhe se secili bashkëpunëtor apo anëtar i Degës së LDK-së në Obiliq duhet të vendosë sipas ndërgjegjes së vet.
Ai ka falënderuar familjen, anëtarësinë e LDK-së në Obiliq, asamblistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët, ndërsa mirënjohje të veçantë u ka shprehur edhe atyre që po marrin pjesë në protestat dhe vigjilet lidhur me çështjen e Dhomave të Specializuara.
“Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim dhe të qëndroj pranë qytetarëve, bashkëluftëtarëve dhe familjeve që mbajnë peshën e sakrificës për liri. Pozitat mund t’i lëmë. Përgjegjësinë ndaj atdheut e mbajmë gjithë jetën”, ka përfunduar Gashi./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...

































