Lajme

Xhaçka-Peach: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 08 June 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me të Dërguarin Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në fokus të takimit ishte situata në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

Ministrja Xhaçka dhe Peach shprehën dakordësinë se lufta në Ukrainë kërkon avancimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

-Advertisement-

Kryediplomatja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj përkushtimit të qeverisë brtianike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor./ATSH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera