Xavi pas barazimit: Arbitrat na penalizuan sërish!
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 09 October 2023
Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Granadës së Myrto Uzunit. Në fakt, katalanasit edhe mund ta kishin humbur ndeshjen duke qenë se ishin në disavantazhin e dy golave. Megjithatë, në fund tentuan maksimumin për të dalë me pikë të plota dhe në minutat shtesë, Joao Felix e realizoi golin e tretë, por që u anulua për një pozicion jashtë loje të Ferran Torres.
Mbi këtë episod, protestoi edhe trajneri Xavi Hernandez i cili theksoi se Ferran Torres nuk kishte lidhje me golin pasi topi kaloi shumë larg tij, edhe pse sulmuesi tentoi të godiste me kokë.
“Më vjen keq për golin e anuluar në fund sepse tani do të ishim duke folur për një përmbysje të madhe. Arbitri i katërt në fillim më tha se goli u anulua sepse Ferran Torres prek topin, më pas u duk qartë se ai nuk e devijoi. Kujt i ndërhyn Ferran Torres? Topi ishte shumë larg tij, e di që Ferran bën përpjekje për të kapur topin, por kjo nuk ndikon tek askush.
Topi po shkonte te Felix dhe askush nuk u ndikua nga Ferran Torres. Në fund e meritonim të fitonim, por përfunduam duke marrë një pikë që për ne është e pamjaftueshme”, u shpreh Xavi. Barcelona pas kërtij barazimi humbet terren ndaj Real Madrid teksa katalanasit janë aktualisht në vendin e tretë, tre pikë larg Los Blancos që kryesojnë LaLiga-n.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...