Xavi del kundër FIFA-s, i thotë “jo” Botërorit me 48 pjesëmarrës në Katar!
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 19 March 2019
Xavi Hernandez, kapiteni i skuadrës nga Katari, Al Sadd, tha se nuk dëshiron një Kupë Bote me 48 ekipe në këtë vend, siç është propozuar nga FIFA në muajt e fundit. Mesfushori i njohur spanjoll është një nga ambasadorët globalë të “Katar 2022”, pra njeri shumë afër organizatorëve të këtij eventi global futbollistik.
Madje, shumë e shohin atë si trajnerin e ardhshëm të Katarit në këtë Kupë Bote. Mesazhi i tij ishte shumë i qartë, kur u pyet për propozimin e FIFA-s. Ish-kapiteni i Barcelonës foli për gazetën indiane “Sport Star”: “Drejtuesit e FIFA-s duhet të ruajnë numrin aktual, 32 ekipe, që të marrin pjesë në Kupën e Botës të Katarit, siç është planifikuar që në fillim. Katari po përgatitet për turneun prej disa vitesh me sistemin aktual. Përveç kësaj, zgjerimi i numrit të ekipeve pjesëmarrëse do të shkaktonte një kaos njerëzish në ditët e turneut”.
Deklaratat e kapitenit të Al Sadd lidhur me numrin e pjesëmarrëse në Kupën e Botës së radhës kanë krijuar polemika. Sidomos, për shkak se Xavi e mbajti këtë qëndrim vetëm tri ditë pas deklaratave të kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, në të cilën ka nënvizuar se vendimi përfundimtar do të merret në qershor, në koordinim me Katarin, mikpritësin e Kupës së Botës në vitin 2022.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...