Sport

Xabi Alonso: Duam fitoren ndaj Romës, kemi mundësinë të arrijmë në finale

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 17 May 2023

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është shprehur në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Romës, takimi i dytë i gjysmëfinaleve të Europa League ndaj Romës, se presin një ndeshje të vështirë.

Me sfidën e parë që u mbyll me fitoren 1-0 të “verdhekuqve”, Alonso tha se kanë mundësinë të arrijnë në finale.

“Ndeshja në Romë ishte shumë e vështirë, nesër presim të njëjtën gjë. Ndjej energjinë dhe humorin e ekipit, do të japim gjithçka deri në sekondën e fundit sepse ne kemi mundësinë të arrijmë në finale. Përvoja e ndeshjes së parë do të na ndihmojë. Ne kemi nevojë për një ekuilibër mes intensitetit, pasionit dhe mbrojtjes së mirë. Roma është e fortë, por nëse japim gjithçka në stadiumin tonë me tifozët tanë, ne mundemi. Jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale, por duam më shumë.”-tha trajneri.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy