Sport

Xabi Alonso debuton si trajner

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 28 August 2018

Xabi Alonso po rikthehet në Real Madrid për të filluar një aventurë të re si trajner në akademinë e klubit, shkruan GazetaFokus.

Që nga dita e martë, ish ylli i Los Blancos do të jetë përgjegjës i ekipit të të rinjve  në Valdebebas.

Ai nuk është i vetmi lojtar i Realit që do të përfshihet në stërvitje në akademinë e klubit pasi edhe Santiago Solari dhe Raul Gonzalez gjithashtu janë pjesë e Real Madridit me grupmosha të reja.

-Advertisement-

Të dy Alonso dhe Raul përfunduan kurset e tyre të stërvitjes në UEFA më saktësisht në Ciudad del Futbol të RFEF dhe tani duhet të kalojnë një vit stërvitje të një akademie para se të mund të gëzojnë statusin e trajnerit zyrtar.

Kjo pastaj do t’i mundësoj të dy spanjollëve të udhëheqin çdo ekip në çdo nivel të garave. Pas largimit nga Reali katër vite më parë për t’u bashkuar me Bayernin e Mynihut, Alonso gjithmonë ka pasur synimet e tij të qarta që të ketë  një rol, që tani do të bëhet realitet. ./GazetaFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera