WTF – Agim Veliu e bën Zafir Berishën Koordinator Nacional për siguri kibernetike
Autori: Halil Berisha 17:03 | 21 September 2020
E pa besueshme, por e vërtetë. Krimet kibernetike në Kosovë do t’i luftoi një njeri, i cili nuk ka as aftësi bazike për këtë punë në Qeverinë e Kosovës.
Ato në Kosovë do ti luftoj hiq më pak se zëvendësministri i Agim Veliu, njëherësh anëtari i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha.
Ky i fundit, shpesh herë është kritikuar edhe për aftësitë e të shkruarit dhe shprehurit shqip.
Në bazë të kërkimeve në internet del se Berisha është i kualifikuar për histori dhe gjeografi, por askund nuk përmendet se ka aftësi në teknologjinë informative.
Megjithatë, nga e hëna ka marrë përsipër të koordinoi aktivitetet për siguri kibernetike në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.
Së fundmi, cak i sulmeve kibernetike në vend kanë qenë disa kompani private dhe për hetimin e tyre, tash vonë ka zbarkuar edhe FBI në Prishtinë.
Kjo fushë, për shkak të specifikave që teknologjia dhe interneti mbajnë, konsiderohet mjaftë e ndjeshme.
Madje edhe zgjedhjet e fundit në ShBA dyshohet se ishin të manipuluara nga krimet kibernetike derisa ka raste të hakerëve që shpesh janë të përkrahurë nga vet shtetet e ndryshme kanë sulmuar edhe pikat që konsiderohen më të sigurta në glob, sikurse Pentagonin, shkruan Gazeta Infokus.
E në Kosovë, vend që konsiderohet me të rinj shumë të talentuar sa i përket kibernetikës, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu ka zgjedhur një person që në CV-në e tij nuk ka asgjë lidhje me kibernetikën e internetin të jetë Koordinator Nacional për siguri kibernetike.
Veliu në këtë pozitë e ka caktuar zëvendësministrin e tij dhe anëtarin e NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berishën./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...