Sport

Wolves – Liverpool, ‘The Reds’ humbin yllin e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 23 January 2020

Wolvesi dhe Liverpooli janë duke luajtur aktualisht në kuadër të javës së 24-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ janë duke fituar me rezultat minimal 1-0, falë golit të realizuar nga Jordan Henderson në minutën e 8’ të takimit.

Por, një lajm i keq për skuadrën e Jugen Kloppit është se ylli i skuadrës, Sadio Mane është lënduar dhe është detyruar të lerë fushën e lojës.

-Advertisement-

Mane u dëmtua në minutën e 32’ të ndeshjes.

Në vend të tij hyri i sapo ardhuri në Liverpool, Minamino për të cili kjo është ndeshja e parë në Premierligë me fanellën e Liverpoolit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera