Sport

West Ham do Muriqin por ai mendon për derbin ndaj Galatasaray-it

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 27 September 2019

Listës së gjatë të skuadrave që interesohen për Vedat Muriqin, u është shtuar edhe West Ham United. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka përfunduar në radarët e disa prej klubeve më të mëdha të Europës si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Napoli dhe Juventus, por sëfundmi interes më konkret për bomberin e Fenerbahces duke iu referuar mediave turke po shfaq West Ham që drejtohet nga Manuel Pellegrini aty ku luan një tjetër futbollist kosovar pikërisht Albian Ajeti.

Klubi londinez po përgatit një ofertë zyrtare për Muriqin vëmendja e të cilit për momentin është përqëndruar te derbi i madh i Stambollit me Galatasaray dhe Fenerbahces që zhvillohet këtë fundjavë, ku rivalitetin më të madh bomberi i Kosovës do ta ketë me Radamel Falacaon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera