Sport

Prishtina e transferon një tjetër basketbollist të huaj

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 03 September 2024

Sigal Prishtina po e vazhdon konsolidimin për sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

Në prag të Superkupës së Kosovës në basketboll, kryeqytetasit e kanë zyrtarizuar basketbollistin e radhës, Josh Nzeakor, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhekaltrit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ai luan në pozitën 4, teksa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në G-League.

Nzeakor e pati një mesatare prej 3.2 pikësh dhe 2.2 asistimesh për ndeshje.

Basketbollisti ka bërë karrierë edhe në shtete si Franca, Gjermania, Meksika e Argjentina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera