Sport

Wenger e pranon se ka folur me PSG-në

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 03 September 2017

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka pranuar se ai i ka folur me drejtuesit e Paris Saint-Germain për një lëvizje të tij tek gjigantët nga Parisi.

Në një skenë të mediumit francez Telefoot, Wenger zbuloi se ai kishte folur me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi rreth marrjes së drejtimit të skuadrës.

Wenger pranoi se gjatë 23 viteve me Arsenalin, francezi kishte shumë oferta për t’u larguar.

-Advertisement-

Dhe kjo përfshinte një propozim nga PSG-ja, por trajneri i Topçinjve këmbënguli se ende kishte gjëra për të arritur me Arsenalin e tij.

Ndryshe, trajneri francez nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare me Arsenalin gjatë verës. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera