Sport

Wanda e sigurt: Icardi vazhdon 100 përqind kontratën me Interin

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 21 January 2019

Sulmuesi argjentinas pritet të nënshkruajë kontratë të re me zikaltërit.

Gruaja dhe njëherësh agjentja e Mauro Icardit ka folur rreth çështjes së rinovimit të kontratës së sulmuesit me Interin, shkruan KosovaPress.

Këto javët e fundit kanë qenë të tensionuara mes të dyja palëve, pasi ofertën e deritanishme të Interit, Wanda Nara ka refuzuar ta pranonte për vazhdim të kontratës.

-Advertisement-

Megjithatë ajo pret që gjithçka të shkojë mirë në ditët në vazhdim dhe të arrihet marrëveshja për vazhdim.

“Unë dhe Mauro nuk i kemi kërkuar gjë Interit. Ndoshta më marrin për budallaqe, por nuk jam”.

“Jam 100% e bindur, vullneti ynë është të vazhdojmë me Interin”, theksoi Wanda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera