Lajme

Wagner planifikon rekrutimin e 30 mijë ushtarëve tjerë deri në maj

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 18 March 2023

Shefi i grupit mercenar usharak Wagner, Yvgeny Prigozhin ka njoftuar në Telegram se planifikon të rekrutojë rreth 30 mijë luftëtarë të rinj deri në mes të muajit maj, shkruan CNN.

Megjithatë, Prigozhin pohon se Wagner rekruton rreth 800 persona në ditë, e ndonjëherë edhe deri 1,200.

“Është e mundur se kjo shifër e rekrutuesve të reduktohet pas një kohe, por deri kah mesi i majit numri i luftëtarëve të shkojë në 30 mijë”, thotë Prigozhin përmes një audio mesazhi.

-Advertisement-

Ai në javën e kaluar ka deklaruar se Wagner ka filluar me rekrutime në 42 qytete në Rusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera