Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti

Autori: Gazeta inFokus
20:07 | 05 July 2025
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekë Berisha, i cili tha se do ta votonte këdo që e propozon Lëvizja Vetëvendosje për kryetar kuvendi, por në formë të hapur.
Haradinaj tha se nuk ka informacione për këtë qëndrim të Berishës, por u shpreh se “shumë mirë ka thënë”.
“Jo, s’kam informacione por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim [si do të votoj] kur të vjen momenti”, u shpreh Haradinaj.
Tutje, ai tha se situata aktuale politike është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilin tha se “ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq”.
“Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione”, tha Haradinaj.
Kurse, për sa i përket alarmit për bombë që ndodhi paraditen e sotme, kreu i AAK-së tha se janë çështje të sigurisë dhe se i besojnë institucioneve të sigurisë.

Të tjera
-
“Zyrtarët policorë na e vrànë”- Vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të!
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së ...
-
Administrata Trump nis një diplomat drejt Ballkanit, vjen edhe në Kosovë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka rikthyer fokusin diplomat...
-
Qalaj: Veprimi i vendosjes së gjurit në pjesën afër qafës nuk praktikohet në policinë demokratike
Rashit Qalaj kritikon mënyrën e ndërhyrjes së policisë në arrestimin e Agon Z...
-
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga ...
-
Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – Lipjan, Klinë dhe Suharekë
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se Policia e Kosovës pritet të nd...
-
LDK-ja prezanton Driton Selmanaj kandidat për të parin e Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për qyte...
-
Haradinaj i zhgënjyer me Kushtetuesen: Aktgjykimi ishte pak a shumë në qasjen e Kurtit
Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e ti...
-
Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”
Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publik...
-
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Gjykata në Lipjan ka caktuar sot masën e paraburgimit për pesë policët e përf...
-
Ky është 20-vjeçari që dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Nabërgjan, arrestohet dhe ndalohet
Policia e Rajonit të Pejës ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik...
-
Kurti pas së fitores së Kosovës ndaj Çekisë në Counter-Strike: Debutim i fuqishëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar ekipin e Kosovës për...
-
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në sheshin e qytetit të Lipjanit për të ...