Lajme

VV-ja kërkon përgjigje nga Hoti: A je përqafuar me Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë?

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 28 September 2020

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu i ka drejtuar një pyetje publike, kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Kryeziu ka kërkuar të dijë se a mund të mohojë Hoti se në takimin e 4 shtatorit në Uashington e ka përqafuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Pyetje publike për z. Hoti

-Advertisement-

A mund ta demantojë apo konfirmojë se ai dhe Vuçiq janë përqafuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë me rastin e nënshkrimit të zotimeve të 4 shtatorit?”, ka shkruar Kryeziu.

Kujtojmë se në takimin e 4 shtatorit në Uashington u nënshkrua marrëveshja Kosovë-Serbi, në prezencën edhe të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera