Lajme

VV-ja e fajëson Driton Selmanajn për rrahjen mes deputetëve në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 19 November 2020

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha është deklaruar pas përplasjes fizike që ndodhi në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Basha ka thënë se fajin për këtë e ka deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dhe se kopmlet tensoni në Kuvend ka ardhur si pasojë e tij.

Ai po ashtu e ka quajtur “palaço” zëvendëskryeministrin.

-Advertisement-

“Komplet tensioni brenda Kuvendit sot ka ardh si pasojë e palaços Selmanaj që vje aty dhe ofendon deputetë për temën e të pagjeturëve. Kjo temë eshtë jashtëzakonisht e ngarkuar emocionalisht, por për këtë palaçon konsiderohet e shterrur dhe prandaj iu duket e parëndësishme. Kjo është qeveri e turpit, kurse ky palaço është kulmi”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera